​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Turqisë dhe Portugalisë

Futboll

​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Turqisë dhe Portugalisë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 17:14
Arda Guler dhe Bruno Fernandes

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Turqisë dhe Portugalisë, e vlefshëm kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në xhiron e parë të zhvilluar, Turqia e mposhti 3:1 Gjeorgjinë, ndërsa Portugali fitoi 2:1 kundër Republikës së Çekisë.

Momentalisht, Turqia zë vendin e parë me tri pikë në Grupin F, aq sa ka edhe Portugalia në vendin e dytë, kurse Çekia e Gjeorgjia renditet në vendin e tretë, respektivisht katërt me nga një pikë.

Për herë të fundit këto dy kombëtare janë takuar në muajin mars të vitit 2022, ku asokohe Portugalia fitoi 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Turqia (4-2-3-1): Bayindir; Kadioglu, Bardakci, Akaydin, Celik; Ayhan, Calhanoglu; Akturkoglu, Kokcu, Akgun; Yilmaz

Portugalia (4-3-3): Costa; Cancelo, Dias, Pepe, Mendes; Vitinha, Palhinha, Fernandes; Silva, Ronaldo, Leao

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat