Thiago Motta në fakt ka vendosur të mos e thërrasë sulmuesin anësor për miqësoren në Pescara, kundër skuadrës franceze Brest.
Një zgjedhje e qartë, përfundimtare, e cila përcakton atë që ka qenë e dukshme prej javësh. Trajneri i Juventusit nuk fokusohet te Chiesa. Ndërkohë, klubi po punon për të gjetur një strehim të menjëhershëm për lojtarin dhe për të shmangur humbjen e tij falas pas 12 muajsh.
Pasi vonoi rikthimin e tij nga “Euro 2024” për shkak të martesës, ndeshja kundër Brest supozohej të ishte e para për Chiesa me Juventusin në parasezonin e ri. Për më tepër, anësori, ndryshe nga “tepricat” e tjera, u stërvit rregullisht gjatë gjithë javës me pjesën tjetër të skuadrës.
Thiago Motta, megjithatë, preferoi të mos e thërriste dhe ta linte në Torino.
Një mënyrë, ndoshta, për t’i dërguar një sinjal të mëtejshëm “djalit të aritit” se vazhdimi i kësaj “martese”, të ndarë në shtëpi, nuk i përshtatet askujt.