Largimi i Ilir Dajës nga Ballkani, gati rikthimi i bujshëm në kryeqytet

Futboll

Largimi i Ilir Dajës nga Ballkani, gati rikthimi i bujshëm në kryeqytet

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 14:04
Ilir Daja

Lajmi për largimin e mundshëm të Ilir Dajës nga Ballkani po merr dhenë në Kosovë e Shqipëri.

Trajneri më i mirë shqiptar pritet të jetë pa ekip pas javës që vjen.

Ndeshja e rradhës dhe e fundit e tij në krye të suharekasve pritet të jetë ajo ndaj Larnes, sfida e kthimit në raundin e tretë të Conference League.

Mbyllja e aventurës europiane do të sjellë edhe fundin e epokës Daja në krye të rekordmenëve dardan. Edhe pse trajneri tiranas ka 2 vite kontratë, ajo pritet t’i shkëputet nga kryesia e klubit.

Largimi nga Ballkani nuk do të thotë pushim për Ilir Dajën.

Përkundrazi, tekniku 57-vjeçar përgatitet për një rikthim të bujshëm në Superiore. Është Dinamo, klubi i zemrës së Dajës, dhe presidenti Ardian Bardhi që e ka në krye të listës së dëshirave për Dinamon e tij të ardhshme.

Vetë Daja ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në një prej 3 ekipeve të kryeqytetit dhe aktualisht vetëm Dinamo duket në gjendje për ta kryer këtë megatransferim.

Megjithatë, në rradhë të parë mbetet të qartësohet gjithçka nga vetë klubi i Ballkanit për të ardhmen e trajnerit Daja dhe stafit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat