Legjenda angleze s’e sheh Cityn si fitues në Premier League

Futboll

Legjenda angleze s’e sheh Cityn si fitues në Premier League

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Manchester City është kthyer në “ekipin për t’u mundur” në Premier League.

Nën drejtimin e Pep Guardiolës, “Qytetarët” kanë dominuar futbollin anglez në vitet e fundit, duke e kthyer fitimin e titullit kampion në rutinë.

Por pavarësisht ecurisë së jashtëzakonshme të Manchester Cityt, Michael Oweni i sheh kampionët në fuqi jashtë garës për titull në sezonin e ri.

Legjenda e futbollit anglez parashikon Arsenalin kampion, ndërsa Manchester Cityn në vendin e katërt pas Aston Villës.

“Do të shkoj me Arsenalin në vendin e parë, Liverpooli i dyti, Aston Villa në vend të tretë dhe Manchester City i katërti”, ka thënë Michael Oweni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat