Broja-Milan, rihapet gjithçka pas vendimit të fundit në Enco Mareska për sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Broja-Milan, rihapet gjithçka pas vendimit të fundit në Enco Mareska për sulmuesin e Kombëtares

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Armando Broja është tashmë “i padëshiruar” te Çelsi. Më saktësisht, klubi e ka nxjerrë në shitje dhe e ka larguar nga ekipi i parë.

Bashkë me Romelu Lukakun dhe Trevor Ccalobah, tashmë Broja duhet të stërvitet vetëm në ambientet e U21 dhe ekipit të rezervave dhe jo me skuadrën e parë, ku nuk ka më vend për të. Ndaj në pritje të një transferimi të mundshëm, sulmuesi duhet të përshtatet me këtë realitet të ri që ka ardhur pas vendimit të trajnerit Enco Mareska.

Por për çdo derë që mbyllet, ka një tjetër që hapet dhe ky vendim i Mareskas mund të shtyjë përfundimisht Armando Brojën drejt Milanit. Sipas “Tuttosport”, kjo situatë shkon në favorin e kuqezinjve që janë në ndjekje të sulmuesit prej kohësh dhe duke parë se me nxjerrjen jashtë skuadre të Brojës edhe pretendimet e londinezëve për vlerën e kartont të tij do të bien, mund të hedhin hapin përfundimtar për të siguruar firmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat