Prishtina zhgënjeu në hapje të edicionit të ri, duke luajtur baras (0:0) me Suharekën.
Atmosferë e bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pothuajse pjesa perëndimore ishte e mbushur me shikues.
Mbi 5 mijë shikues panë një lojë të mirë dhe disa raste të mira shënimi.
Debutuesi Suhareka ka treguar lojë të mirë, duke u kthyer me një pikë të madhe në hapje të Kampionatit të Kosovës.
Duhet theksuar se në minutën e 63-të, portieri i Suharekës, Ozdogan, ka shpëtuar fol të sigurtë.
Në minutën e 76-të, Krasniqi i Prishtinës, nga një pozitë e pastër dhe nga afërsia dështoi, duke gjuajtur me kokë mbi portë.
Prishtina pati disa raste por pa finalizim.
Në javën e dytë, Prishtina do të ndeshet me Dritën në kryeqytet dhe Suhareka e pret Dukagjinin.