Pas shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijëve, Alvaro Morata dhe Alice Campello janë ndarë. Ndarja u zyrtarizua nga futbollisti, i cili publikoi një mesazh të gjatë në rrjetet sociale ku konfirmoi thashethemet që qarkulluan ditët e fundit.
“Pas disa kohësh reflektimi,” shkroi sulmuesi 31-vjeçar i Milan në statusin e tij në Instagram, “Alice dhe unë kemi vendosur të ndahemi”. Por ai nënvizon se marrëdhënia me influencuesen ishte “një marrëdhënie e mrekullueshme, e me respekt të ndërsjellë, në të cilën e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin”.
Më pas, Alvaro Morata vazhdoi duke kujtuar se ato që kaluan me Alice Campello-n ishin «vite të mrekullueshme, dhe rezultati janë katër fëmijët tanë (Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella, red.), të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë». Dhe është e qartë se ndarja është “një vendim i dhimbshëm, për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”.
Futbollisti më pas i ftoi të gjithë të “mos shpikin histori për të fituar një minutë famë, sepse po e përsëris: nuk ka munguar asnjëherë respekti, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që i konsumojnë gjërat dalëngadalë”. Dhe ai përfundoi duke sqaruar se "Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time: gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e mrekullueshme".
Menjëherë më pas ka mbërritur edhe deklarata e influencueses 29-vjeçare, e cila ka konfirmuar atë që i shoqi ka thënë në Story e saj në Instagram. “Alvaro dhe unë kemi vendosur të ndahemi dhe është vendimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë. Dua ta bëj të qartë, siç bëri ai, se nuk kishte asnjë palë të tretë apo asnjë lloj mosrespektimi nga asnjëra palë”.
Më pas Alice Campello shpjegoi se "në këto 8 vjet kam pasur një person në krah që nuk ka bërë gjë tjetër veçse më ka dhënë përparësi, kujdeset për mua dhe më respekton dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të lejoj asnjë lloj spekulimi të rremë".