Berisha, trajneri i ri dhe perspektiv te FC Shkupi

Futboll

Berisha, trajneri i ri dhe perspektiv te FC Shkupi

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 14:55
Sedat Berisha

Sedat Berisha është një prej trajnerëve më perspektivë jo vetëm te FC Shkupi, por edhe në vendin tonë. Ish-mbrojtësi i mirënjohur pas përfundimit të karrierës së gjatë dhe të suksesshme sportive tani ka nisur punën e tij si trajner. Berisha është trajner i futbollistëve të lindur në vitin 2009, ku së fundmi shënoi sukses të madh, duke u shpallur kampion në Maqedoni.

Gjithashtu, gjatë këtij viti 2024, ekipi i tij mori pjesë në turneun mbarëkombëtar “International Soccer Cup” në Durrës të Shqipërisë, ku me gjeneratën U15 të FC Shkupi doli kampion.

Berisha para pak kohësh mori pjesë në një kamp stërvitor në Shkup, organizuar nga “Proexellance”, duke sjell përvojën e tij tek djemtë e talentuar të futbollit, që kishin ardhur nga vise të ndryshme dhe nga diaspora.

Ndryshe, Sedat Berisha është I lindur më 23 shtator 1989. Ai karrierën e kishte nisur te Slloga JM (Shkupi I sotëm), ndërsa karrierë të suksesshme ka bërë, duke luajtur për: Milanon, Shkëndijën, Metalurgun, Bursën, Shkupin, Al Jahrën, Vllazninë, Tiranën, Dritën, Strugën Trim Lum, Besën dhe Studenicanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat