Milani argëtohet duke prezantuar të rinjtë në “San Siro”, fiton trofeun “Berlusconi”

Futboll

Milani argëtohet duke prezantuar të rinjtë në “San Siro”, fiton trofeun “Berlusconi”

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 00:05
Lojtarët e Milanit

Ndeshja e fundit miqësore para fillimit të sezonit të ri për Milanin ka qenë e veçantë, pasi e ka vënë atë përballë Monzës për trofeun “Berlusconi” që i kushtohet ish-presidentit të ndarë nga jeta të të dy këtyre dy skuadrave.

Dhe kuqezinjtë nuk kanë zhgënjyer në provën e parë në “San Siro” për trajnerin Fonseka, por edhe për Alvaro Moratën.

Salmakers i dha avantazhin kuqezinjve falë një devijimi të Mari në portën e vet dhe më pas ishte Daniel Maldini ai i cili shënoi për Monzën ndaj skuadrës nga e cila doli si futbollist.

Në pjesën e dytë, skuadrat ndryshuan thuajse plotësisht dhe cilësia e stolit të Milanit ishte ajo që bëri diferencën me Joviç e Reijnders që tundën rrjetën, duke i dhuruar kuqezinjve suksesin 3-1 në këtë miqësore simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat