Lojtari shqiptar arrin akordin me klubin e ri për 4 milionë euro

Futboll

Lojtari shqiptar arrin akordin me klubin e ri për 4 milionë euro

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 22:43
Nedim Bajrami - djathtas

Arrihet akordi, Nedim Bajrami drejt Gllazgou Rejnxhërs. Këto janë raportimet që vijnë nga Skocia.  

Rejnxhers është i vendosur të nënshkruajë një transferim të përhershëm me vlerë 4 milionë euro. 

Drejtori sportiv i skuadrës së Sasuolos, Xhovani Karnevali, ka bërë të ditur se një marrëveshje është afër përfundimit.   

“Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë. Ne jemi duke punuar për të. Mendoj se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje”, u shpreh drejtori i Sasuolos për “Sky Sport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat