Ylli i Barcelonës, Raphinha, foli me shumë vetëbesim pas ‘shkatërrimit’ që i bën Real Valladolidit duke i mposhtur me rezultat 7-0.
Reprezentuesi brazilian shënoi për herë të parë si lojtar i Barcelonës het-trik, për të vazhduar kështu serinë e fitoreve për blaugranasit në këtë start të sezonit në La Liga.
Katër fitore nga po aq ndeshje do të thotë se Barcelona do të hyjë në pushimin me kombëtare në krye të tabelës me vetëm tre gola të pësuar.
Raphinha ishte i papërmbajtshëm për mbrojtjen e vizitorëve madje duke thënë se paraqitja e ekipit të tyre demonstron se nuk ka më nevojë për blerje të tjera.
“Nuk e di nëse ishte ndeshja imë më e mirë, por ishte një ndër më të mirat. Është het-triku i parë në karrierën time dhe jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin”, ka thënë Raphinha.
“E di se ky sezon është shumë i rëndësishëm për mua dhe po mundohem të jem në versionin tim më të mirë”.
“Kjo ndeshje ka treguar edhe një herë tjetër se nuk kemi më nevojë që lojtarë të rinj të transferohen”, përfundoi ai.
Raphinha nuk është ftuar nga Brazili për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, andaj do të mbetet në Barcelonë dhe do të ndjek një plan të personalizuar të stërvitjeve.
Barcelona do të rikthehet në aksion më datë 15 shtator, aty ku do të luajnë derbin katalanas ndaj Gironës.