Riccardo Calafiori e ka braktisur kampin e Italisë për t’u rikthyer në Londër, atje ku po e pret ekipi mjekësor i Arsenalit për ta vlerësuar gjendjen e tij.
Reprezentuesi italian i cili u bë pjesë e ‘Topçinjve’ për 42 milionë euro nga Bologna këtë verë, pësoi një lëndim të frikshëm në takimin e fundit të Italisë ndaj Francës.
Kishte shqetësime pas ndeshjes se blerja e re e londinezëve ka pësuar ndonjë lëndim afatgjatë, megjithatë, përzgjedhësi italian Luciano Spalletti kishte konfirmuar pas ndeshjes se lëndimi nuk është serioz.
Calafiori nuk do të vihet në rrezik për pjesën e mbetur të pauzës me kombëtare andaj ka fluturuar për në Angli për t’iu nënshtruar disa testeve të reja mjekësore.
The Athletic ka raportuar se Calafiori është larguar nga kampi i Italisë para duelit të tyre ndaj Izraelit që do të luhet nesër (e hënë).
Tifozët e Arsenalit do të shpresojnë se 22-vjeçari do të rikuperohet shpejtë, pasi panë dy paraqitje të tij të mira nga banka rezervë ndaj Aston Villës dhe Brightonit.
Mbetet të shihet nëse Calafiori do të rikuperohet plotësisht dhe në kohë për derbin që e pret Arsenalin vikendin e ardhshëm ndaj rivalit të qytetit Tottenhamit.