Shqiptari i Kosovës nuk e la të tregon aftësitë serbin Vlahoviq të Juventusit 

Futboll

Shqiptari i Kosovës nuk e la të tregon aftësitë serbin Vlahoviq të Juventusit 

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 21:56
Ardian Ismajli

Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, reprezentues i Shqipërisë, ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e sotme mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon për titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat Dushan Vlahoviq, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës.

Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Ismajli u vlerësua me notën 7,5 nga “Sofascore” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat