Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka vazhduar pamposhtmërinë edhe pas javës së 7-të.
Gjashtë ndeshje pa humbje (një ndeshje më pak), 3 fitore e 3 barazime duke u renditur në pozitën e dytë me 12 pikë të mbledhura në elitën e futbollit malazez.
Deçiqi në udhëtim ka barazuar me rezultat 1:1 me Jedinstvo Francën.
Armin Boshnjak (48’) shënoi për vendasit dhe Augusto Korea Çagas (40’) për Deçiqin.
Skuadra tjetër shqiptare, Otrant Olympic nga Ulqini, nuk ia doli në cilësinë e vendasit me Sutjeskën e Nikshiqit, duke pësuar humbje me rezultat 3:1.
Valentin Rudoviç (18’) shënoi për skuadrën shqiptare dhe Vasko Kaleziq (16’), Nikolla Janjiq (33’) e Nikolla Qurkoviq ( 60{) për udhëtuesit.
Otrant Olympic në vend të pestë me 8 pikë dhe Sutjeska gjendet në të katërtin me 9 sosh.