Po me vjen marre çka dëgjova të dielën sportive në Kosovë!

Futboll

Po me vjen marre çka dëgjova të dielën sportive në Kosovë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 shtator 2024 Në ora: 19:53
Ajet Shosholli

Kur Baton Haxhiu thotë se Ajet Shosholli nuk ka qenë!

O Baton Haxhiu, kur flet ti për futboll, pa fakte, duhesh të skuqesh dhe të kërkosh falje bacës Ajet!

Hysni Maxhuni është shkarkuar nga Prishtina në verën e vitit 1990 sepse nuk i realizoi objektivat me klubin duke përfunduar në vend të tretë me 43 pikë në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë.

Proleteri dhe Zemuni futen në ligë.

Pas shkarkimit të Maxhunit, emërohet kryetrajner Ajet Shosholli.

Në edicionin 1990-1991 Prishtina përfundoi në vend të tetë me 33 pikë në atë ligën e dytë. 

Sa për dijeni, në javën e fundit luajtën në kryeqytetin kroat, Zagrebi kremtonte rikthimin në elitën e futbollit ish jugosllav. 
Prishtina mposhtet me 3:1 nga Zagrebi. 

Tani Shosholli ka drejtuar Prishtinën në edicionin 1991-1992, vetëm një ndeshje e luajtën në ligën e dytë (10 gusht, 1991), fituan 2:1 kundër Ballkan Stokokomec. 

Tani braktisën garat ish jugosllave dhe nuk luanin dot me serbët, kapiteni Arbnor Morina e di mirë, se Shosholli ka qenë kryetrajner dhe selektori i parë i kombëtares së Kosovës. 

Shosholli si selektor ka luajtur ndeshjen me kombëtaren e Kosovës kundër Shkëndijes së Tetovës në vitin 1992. 

Selektori Shosholli me kombëtaren e Kosovës në vitin 1993, me 14 shkurt kanë luajtur në Tiranë me Shqipërinë dhe humbën me 3:1. 
Edhe Ardian Kozniku ishte pjesë e kombëtares.

Historia nuk tjetërsohet! Unë isha si fëmijë, por e kam përcjellë çdo detaj, po me ka habitur edhe Bylbyl Sokoli! 

Më befasojë që u rezervua shumë e aty u desh më rrahur tavolinën, sepse është nga dita e parë Sokoli në pavarësimin e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat