Ramadani dhe Berisha mbeten pa trajner, Lecce shkarkon Gottin

Futboll

Ramadani dhe Berisha mbeten pa trajner, Lecce shkarkon Gottin

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 12:58
Gottin

Barazimi përballë Empolit mbrëmjen e kaluar në kampionat, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Lecces, që kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin Luca Gotti.

"Leçe njofton se sot e ka shkarkuar Luca Gottin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Falenderojmë zotin Gotti për punën e kryer në muajt e fundit me profesionalizëm, përkushtim dhe përkushtim, duke i uruar fat të mirë", shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Tek Lecce luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që tashmë presin të mësojnë emrin e trajnerit të ri. Ndër emrat e parë që qarkullojnë për zëvendësuesin e Gottit janë ata të Marco Giampaolo dhe Gabriele Cioffi.

Pas 12 javësh kampionat Leçe qëndron në vendin e 18-të në klasifikim në kuotën e 9 pikë, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat