Bayern i falet totalisht Musialës! Rrogë marramendëse dhe komision për agjentin

Futboll

Bayern i falet totalisht Musialës! Rrogë marramendëse dhe komision për agjentin

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 15:25
Bayerni

Jamal Musiala do të rinovojë! Askush nuk ka dyshime në Gjermani për kontratën e re të yllit gjerman në Mynih, aty ku ai do të bëhet një nga figurat kryesore të skuadrës.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në vitin 2026. “Bild” raporton se Bayern i ka ofruar një kontratë të re, e vlefshme deri më 1 korrik 2029.

Manchester City dhe Real Madrid shfaqën interes për Musialën gjatë verës së kaluar dhe ai u tundua jo pak herë për të ndryshuar kampionat.

21-vjeçari do të jetë lojtari më i paguar te Bayern, me pagë 25 milionë euro në sezon (bruto). Pra, paga e tij neto do të jetë rreth 12 mln euro.

Edhe agjenti i tij do të shpërblehet për këtë kontratë të re. Ai do të marrë një komision të majmë nga Bayern.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat