Synon që të shpëtojë sezonin, klubi i Serie A rithen në pankinë trajnerin

Futboll

Synon që të shpëtojë sezonin, klubi i Serie A rithen në pankinë trajnerin

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Monza synon që të shpëtojë sezonin dhe pikërisht për këtë arsye, ka bërë ndryshime në pankinë.

Klubi i Serie A ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin Salvatore Bocchetti dhe ka rikthyer në pankinë Alessandro Nestan.

Alessandro Nesta  merr sërish detyrën e trajnerit të ekipit të parë bardhekuq”- shkruan klubi në rrjetet sociale.

Monza, pas 24 ndeshjesh në kampionatin italian, mbyll klasifikimin me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat