Eliminuan Liverpool dhe mundën Marseille/ “Java perfekte”, trajneri i PSG nuk fsheh lumturinë

Futboll

Eliminuan Liverpool dhe mundën Marseille/ “Java perfekte”, trajneri i PSG nuk fsheh lumturinë

Më: 17 mars 2025 Në ora: 15:47
Luis Enrique

Pasi eliminuan Liverpool nga Champions, PSG fitoi në kampionat 3-1 ndaj Marseille. Nuk mund të mos ishte i lumtur, trajneri i parisienëve, Luis Enrique.

“Për mendimin tim, Le Classique është gjithmonë një lojë e veçantë.

Unë mendoj se ne luajtëm një lojë të mirë. Ishte shumë e vështirë sepse kundërshtari ynë kishte personalitet për të luajtur.

Por në fund mendoj se ishte java e përsosur. Ne donim të tregonim nivelin tonë, ishte e vështirë fizikisht. Ndeshja kundër Liverpool ishte shumë e veçantë”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat