Kapiteni i ri i Islandës para sfidës në Prishtinë: Ndeshje shumë emocionuese

Futboll

Kapiteni i ri i Islandës para sfidës në Prishtinë: Ndeshje shumë emocionuese

Më: 18 mars 2025 Në ora: 23:22
Islanda

Islanda po bëhet gati për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Islandezët synojnë rezultat pozitiv në ballafaqimn e parë të play-off-it të Ligës së Kombeve.

Islanda synon të ruajë statusin e Ligës B e Kosova të ngritet në këtë nivel garash.

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka bërë të ditur se Orri Steinn Oskarsson do të jetë kapiten i ri. 

“Ndeshje shumë emocionuese. Është e rëndësishme që paraqitja të jetë e mirë dhe me paraqitje të mirë zakonisht arrihen edhe fitoret.

Mendojmë se është e rëndësishme tani të përmirësohemi si ekip dhe sigurisht që do të fitojmë", ka thënë Oskarsson në një intervistë për “fotbolta.net”.

Ndeshja luhet të enjten në orën 20.45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat