E kap sikleti lojtarin serb, ja kë e fajëson për prezencën e flamurit të Kosovës në Beograd

Futboll

E kap sikleti lojtarin serb, ja kë e fajëson për prezencën e flamurit të Kosovës në Beograd

Më: 4 prill 2025 Në ora: 15:25
Flamuri i Kosovës dfhe Vlladimir Shtimac me dhimbje koke

Federata e Futbollit të Kosovës, me presidentin Agim Ademi mori pjesë në kongresin e 49-të të UEFA-s në Beograd të Serbisë.

Prania e flamurit të shtetit tonë i “kalli” serbët, madje edhe basketbollisti Vlladimir Shtimac bëri një reagim në rrjetet sociale.

Edhe pse është sportist, ende jeton në ëndrra!

Ai ia lë fajin partive politike të Serbisë si SNS dhe SPS-së për praninë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA.

“I vetmi përgjegjës për vendosjen e flamurit të Kosovës në Sava Center, në kryeqytetin e Serbisë është regjimi mafioz-tradhtar i SNS, SPS dhe satelitëve të tyre.

‘Politika e tyre fituese’ çoi Kosovën në shumë organizata ndërkombëtare si FIFA, UEFA-ja edhe vende të tjera.

Pyetja ime është, cili është rezultati mes Beogradit dhe Prishtinës?

Pranuam gol, apo në vend të 5:0, tani është 10:0 për ne?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë kongresit të UEFA-s, simbolet e Kosovës u larguan nga njerëz të papërgjegjshëm dhe ky akt pritet të dënohet nga shtëpia e më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat