Vojvoda shënon dhe festojnë bindshëm në Monza

Futboll

Vojvoda shënon dhe festojnë bindshëm në Monza

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2025 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar për fitoren e thellë të Comos ndaj Monza-s vendase.

Vojvoda u paraqit nga minuta e parë dhe shënoi në minutën e 51-të.

Për vendasit shënoi Mota (5'); dhe për udhëtuesit Ikone (16'), Diaz (39') e Vojvoda (51').

Vojvoda është zëvendësuar në minutën e 59-të.

Pas javës së 31-të në Serie A, Como renditet në vend të 13-të me 33 pikë e Monza në të 20-tin me 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat