Zi në futboll, ndërron jetë ish-lojtari që fitoi Kupën e Italisë

Futboll

Zi në futboll, ndërron jetë ish-lojtari që fitoi Kupën e Italisë

Më: 7 prill 2025 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Futbolli në Kolumbi është në zi, pasi u mësua lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Horhe Bolanos.

Bolanos ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare në Kukuta të Kolumbisë. Shkak raportohet të ketë qenë ataku kardiak.

Federata e Futbollit në Kolumbi shpehu ngushëllimet e saj. Bolanos luajti me përfaqësuesen kombëtare, teksa mbahet mend për karrierën në Itali.

Me Parmën fitoi edhe Kupën e Italisë në vitin 2002.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat