Ish - futbollisti i Prishtinës bën heroin, ndihmon një turist pas aksidentit

Futboll

Ish - futbollisti i Prishtinës bën heroin, ndihmon një turist pas aksidentit

Më: 17 prill 2025 Në ora: 14:33
Arben Nikprelaj

Mbrojtësi i skuadrës Balkan Eagles, nga Tuzi i Malësisë, Arben Nikprelaj është bërë protagonist jashtë fushe.

Teksa po udhëtonte drejt Kosovës, në Rrugën e Kombit, Nikprelaj ka “hasur” në një makinë të aksidentuar.

Menjëherë, futbollisti malsor është ndalur dhe ka ndihmuar të aksidentuarit. Arben Nikprelaj nxori nga makina një të ri pa ndjenja, i cili ishte bllokuar brenda veturës së aksidentuar, duke i shpëtuar jetën.

Vetëm pak minuta më pas, makina ku gjendej i riu mori flakë.

Një akt mjaft i bukur dhe spektakolar nga futbollisti, i cili me guximin dhe trimërinë që tregoi, shpëtoi një jetë, duke rrezikuar veten pa u menduar dy herë.

Vlen të përmendet, që Arbeni është një djalosh, i cili vjen nga familja fisnike e artistit të mirënjohur të këngës malësore, Nikoll Nikprelaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat