Lazio e Hysajt tronditet, eliminohet me penallti nga skuadra norvegjeze

Futboll

Lazio e Hysajt tronditet, eliminohet me penallti nga skuadra norvegjeze

Nga: K.G. Më: 17 prill 2025 Në ora: 23:56
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Lazios eliminohet, Bodo/Glimt është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League në futboll.

Bodo/Glimt me penallti ka fituar me rezultat 3:2 në Romë ndaj Lazios.

Ndeshja në kohën e rregult u mbyllë me rezultat 2:0 për Lazion pasi që edhe sfidën e parë Bodo e kishte fituar me rezultat identik, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

As vazhdimet nuk përcaktuan kualifikuesin pasi përfudoi 3:1 në favor të Lazios.

Penalltitë përcaktuan fituesin. 

Elseid Hysaj u paraqit nga minuta e 94-të për Lazion.

Golat i realizuanpër Lazion Castellanos (21'), Noslin (90+3') e Dia (100') dhe për rivalin Helmersen (109').

Penalltitë, për Lazion shënuan Dia; Guendouzi; dështuan Tchaouna, Noslin e Castellanos dhe për Bodon realizuan Fet, Sorli, Moe, dështuan Hauge, Berg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat