Shiqeri Alilit i besohet drejtimi i FC Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

Futboll

Shiqeri Alilit i besohet drejtimi i FC Kosovës në pesë ndeshjet e fundit

Nga: K.G. Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:33
Shiqeri Alili

FC Kosova Düsseldorf para pak ditëve ka ndarë rrugët me trajnerin e Mohamed El Mimouni. 

Pasardhësi i tij është Shiqeri Alili.

FC Kosova Düsseldorf synon hyrjen në Oberliga, gjasat i ka shumë të mëdha. 

“Pas rezultateve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit, të cilat nuk korrespondojnë me qëllimet dhe objektivat tona si klub, kemi vendosur t’i japim fund bashkëpunimit tonë me trajnerin Mohammed El Mimouni Jr.

E falënderojmë Mohammed El Mimouni Jr. për punën e palodhur dhe përkushtimin që ka treguar gjatë kohës së tij në klub dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet nga FC Kosova gjatë të hënës që e lamë pas. 

“FC Kosova nuk ka shënuar fitore në tre ndeshjet e fundit, humbja 0:2 nga VfL Jüchen-Garzweiler u pasua nga një barazim pa gola kundër DV Solingen dhe një humbje 1:4 kundër ekipit të sapongjitur në kategorinë e Landesliga-s, Bergisch Born. 

Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme, nuk është për t'u habitur që FC Kosova po zgjedh një zgjidhje të brendshme për pesë ndeshjet e mbetura. Shiqeri Alili (37 vjeç) do të marrë drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit dhe pritet të sigurojë që ekipi të ngjitet në ligën më të lartë”, shkruan mes të tjera media gjermane “Fupa”. 

“Shiqeri Alili, një emër i njohur dhe i respektuar brenda klubit tonë, do ta udhëheqë ekipin në pesë ndeshjet e fundit të sezonit. Klubi do të njoftojë detaje të mëtejshme rreth hapave të mëtejshëm pas përfundimit të sezonit", njoftoi FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat