Manchester City dëshiron të nënshkruajë me katër ose pesë lojtarë të rinj

Futboll

Manchester City dëshiron të nënshkruajë me katër ose pesë lojtarë të rinj

Më: 1 maj 2025 Në ora: 14:55
Stema e Manchester Cityt

Manchester City dëshiron të nënshkruajë me katër ose pesë lojtarë të rinj këtë verë, lajm që konfirmohet nga “The Athletic”.

Pretendohet se midis objektivave të City janë një portier i ri, një mbrojtës i krahut dhe mesfushorë krijues.

Klubi ka bërë një lëvizje paraprake për sulmuesin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs White.

Ndërkohë që, ka interes të madh edhe për organizatorin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

Mediat shtojnë se këtë javë janë mbajtur disa takime të mëtejshme për të finalizuar planet e klubit për të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat