Kombëtarja e Shqipërsië U-21 luan dy ndeshje miqësore në qershor ndaj Hungarisë e Turqisë

Futboll

Kombëtarja e Shqipërsië U-21 luan dy ndeshje miqësore në qershor ndaj Hungarisë e Turqisë

Më: 9 maj 2025 Në ora: 13:28

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është kualifikuar automatikisht si vend organizator.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30.

Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat