Bayern feston titullin, Allianz Arena i thotë lamtumirë Mullerit

Futboll

Bayern feston titullin, Allianz Arena i thotë lamtumirë Mullerit

Më: 10 maj 2025 Në ora: 22:30
Bayern

Edhe pse është dita kur Bayern do të festojë titullin e 33-të në kampionat, Thomas Müller është në qendër të vëmendjes, pasi ai bëri paraqitjen e tij të fundit në Allianz Arena.

Vincent Kompany i dha 35-vjeçarit një vend  në formacionin titullar, ndërsa ai luajti ndeshjen e tij të 750-të për klubin.

Ndeshja u fitua pa shumë probleme nga Bayern me rezultatin 2-0 falë golave të realizuar nga Harry Kane (31′) dhe Olise (90′).

Megjithatë, momenti më emocionues i ndeshjes ka qenë në minutën e 84-t kur Muller është zëvendësuar nga Gnabry dhe gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për ta nderuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat