Besart Cecelia feston titullin e kampionit me Mitrovicën: Do të konsolidohemi për garat evropiane

Futboll

Besart Cecelia feston titullin e kampionit me Mitrovicën: Do të konsolidohemi për garat evropiane

Nga: K.G. Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:10
Besart Cecelia

Besart Cecelia ka bërë mrekulli si trajner për faktin se për herë të parë drejton një ekip të femrave në futboll dhe për herë të parë u bë kampion i Kosovës.

Cecelia me ekipin e Mitrovicës janë kampion pasi që e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Dukagjinin në Klinë.

KFF Mitrovica e përfundoi kampionatin në pozitën e parë, me 53 pikë, një më shumë se Dukagjini

Për Cecelinë është sukses i madh i cili ka përgëzuar të gjithë që kontribuan deri të ky titull.

“Një ndjenjë dhe kënaqësi sepse si trajner është hera e parë që punoj me kategorinë e femrave në Superligë.

Përgëzoj kryetarin dhe gjithë stafin tonë, në krye me Viona Rexhepi, kapitenen e cila na na ka ndihmuar në këtë aspekt.

Sigurisht se do të mundohem të konsolidohemi për garat evropiane siç është më së miri”, ka thënë Besart Cecelia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat