Finalja e Kupës së Malit të Zi në Nikshiq, skuadra shqiptare ndeshet me Mornarin 

Futboll

Finalja e Kupës së Malit të Zi në Nikshiq, skuadra shqiptare ndeshet me Mornarin 

Nga: K.G. Më: 20 maj 2025 Në ora: 23:19
Stadiumi në Nikshiq

Finalja e Kupës së Malit të Zi midis skuadrës shqiptare Deçiqi AdmiralBet nga Tuzi dhe asaj malazeze Mornari nga Tivari, do të luhet në stadiumin e Sutjeskës së Nikshiqit.

Finalja është papararë për 29 maj (ora 20.30).

Kjo është hera e parë që ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi që nuk luhet në Podgoricë.

Në stadiumin në kryeqytetin e Malit të Zi, po zhvillohen punime për ndryshimin e e barit.

Duhet theksuar se Mornari eliminoi Iskrën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa Deçiqi ishte më i mirë se Petrovaci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat