Juventus piketon dy lojtarët që do të ketë objektiv kryesor në verë

Futboll

Juventus piketon dy lojtarët që do të ketë objektiv kryesor në verë

Më: 21 maj 2025 Në ora: 13:10
 Sandro Tonali dhe Dan Ndoye

Juventusi ka vendosur objektivat kryesorë për merkaton e verës dhe dy emra bien në sy: Sandro Tonali dhe Dan Ndoye.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka vënë në krye të listës mesfushorin italian të Newcastle, ndërsa sulmuesi zviceran i Bolognës shihet si zëvendësues i mundshëm për Francisco Conceiçao, i cili është pranë rikthimit te Porto.

Për Tonalin, “Zonja e Vjetër” ka përgatitur një plan të detajuar. Por përpara çdo hapi konkret, Juventusi duhet të sigurojë kualifikimin në Champions League, që do të garantonte të ardhura të rëndësishme për të bindur Newcastle dhe për të justifikuar një ofertë të fuqishme ekonomike.

Jo vetëm mesfusha, por edhe repartet e avancuara do të pësojnë ndryshime. Rasti i Dusan Vlahovic, që gjithnjë e më shumë po shihet pranë largimit, ka detyruar klubin të kërkojë alternativa cilësore për krahët. Emri i parë në listë është Dan Ndoye, një nga zbulimet e këtij sezoni me Bolognën.

Sulmuesi zviceran ka treguar një rritje të ndjeshme nën drejtimin e Vincenzo Italianos, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 4 asistime në këtë sezon të Serie A. Këto statistika e kanë bërë atë një objektiv edhe për Milanin, që po ndërton projektin e ri me drejtuesit Igli Tare dhe Giorgio Furlani.

Juventusi pritet të përballet me konkurrencë të fortë në të dy rastet, por prioritetet janë të qarta: një mesfushor me profilin e Tonalit dhe një sulmues krahësh me shpërthimin e Ndoyes janë thelbësorë për ndërtimin e skuadrës së re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat