Pep Guardiola: Nëse drejtuesit nuk më zvogëlojnë ekipin largohem!

Futboll

Pep Guardiola: Nëse drejtuesit nuk më zvogëlojnë ekipin largohem!

Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:55
Guardiola

Pas fitores 3-1 përballë Burnmuth, trajneri i Mançester Sitit ka kërcënuar drejtuesit e skuadrës me dorëheqje.

Në fjalën e tij Guardiola ka gjetur të papërgatitur gazetarët me përgjigjen që u dha kur e pyetën për planifikimin e ekipit për sezonin e ri.

“Unë nuk dua një ekip me shumë lojtarë.

Të them të drejtën e urrej momentin kur para një ndeshjeje duhet që të zjgedh lojtarët që do të ndekin shokët e tyre nga tribuna. Unë dua një ekip me pak lojtarë.

Nëse nuk do të kem një ekip me pak lojtarë largohem!”, tha Guardiola, i cili gjithmonë është “akuzuar” nga opinioni publik si një trajner që shpenzon shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat