Kombëtarja U-19 rikthehet në fushë, zyrtarizohen dy ndeshjet e qershorit në transfertë

Futboll

Kombëtarja U-19 rikthehet në fushë, zyrtarizohen dy ndeshjet e qershorit në transfertë

Më: 28 maj 2025 Në ora: 17:30
Kombëtarja e Shqipërisë U-19

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë në muajin qershor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në Bullgari në 6 dhe 9 qershor.

Takimi i parë Bullgari – Shqipëri do të zhvillohet më 6 qershor në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 9 qershor në orën 10:00.

Trajneri Julian Ahmataj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy takime të rëndësishme.

Bullgari – Shqipëri, 6 qershor, ora 18:00, stadiumi “Etropole”

Shqipëri – Bullgari, 9 qershor, ora 10:00, stadiumi “Etropole”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat