Kryetrajneri i skuadrës shqiptare: Finalja e tretë për Deçiqin, shpresoj që këtë herë të kemi fat

Futboll

Kryetrajneri i skuadrës shqiptare: Finalja e tretë për Deçiqin, shpresoj që këtë herë të kemi fat

Nga: K.G. Më: 28 maj 2025 Në ora: 23:07
Pamje nga konferenca

Skuadra e Deçiqit të Tuzit ka mobilizuar forcat për finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll.

Deçiqi do të ndeshet me Mornarin e Tivarit, në finalen që luhet nesër në orën 20.30 në Nikshiq.

Kryetrajneri i Deçiqit, Nenad Brnoviq, shpreh optimizmin:  “Finalja e tretë për Deçiqin, shpresoj që këtë herë të kemi fat!

Po afron 100-vjetori i klubit, do të ishte perfekte ta festonim me një trofe!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat