Tre gola në pjesën e dytë, Portugalia e Ronaldos rrëzon gjermanët dhe kualifikohet në finale

Futboll

Tre gola në pjesën e dytë, Portugalia e Ronaldos rrëzon gjermanët dhe kualifikohet në finale

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2025 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Cristiano Ronaldo me Portugalinë janë kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kombeve.

Portugezët shënuan fitore me rezultat 2:1 në konak të Gjermanisë.

Atmosferë impozante në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih, fitore me përmbysje e Portugalisë dhe falë golit të Ronaldos. 

Image

Portugalia

Florian Wirtz në minutën e 48-të kaloi në epërsi gjermanët. 

Minutat vijues ishin të kobshme për gjermanët. 

Në minutën e 63-të Francisco Conceicao me një goditje të fortë ka shënuar gol të bukur duke barazuar rezultatin.

Pas pesë minutave (68’) veprim i shpejt, Mendes ka asistuar te Ronaldo i papenguar i cili nga afërsia ka realizuar për 1:2.

Në minutën e 83-të Adeyemi ka depërtuar për bukuri por goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë e portës së Portugalisë.

Portugalia në finale e pret fituesin e takimit të nëserm mes Spanjës dhe Francës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat