Shqiptari fatkeq e humbi penalltinë! Shqipëri – Serbi, ky është rezultati përfundimtar!

Futboll

Shqiptari fatkeq e humbi penalltinë! Shqipëri – Serbi, ky është rezultati përfundimtar!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 qershor 2025 Në ora: 19:31 Përditësuar në ora: 22:36 më 07.06.2025
Pamje nga ndeshja

Mbyllet pa gola

Ashtu si nisi edhe përfundoi përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë në ndeshjen e xhiros së 3-të të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.  

Shqipëria – Serbia ka përfunduar pa gola (0:0).

Mbi 22 mijë shikues krijuan atmosferë për mbamendje në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. 

Shqipëria - Serbia 0:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.500.
Gjyqtar: D. Massa (Italia).
Kartona të verdhë: Gjimshiti - Pavlloviq, S. Mitroviq.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu (Ramadani 85'), Asllani, Laçi, Hoxha (Bajrami 64'), Manaj (Daku 63') e Broja (Uzuni 76').
Serbia: Petroviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, N. Maksimoviq (Gudel 87'), Llukiq, Zhivkoviq (Nedelkoviq 87'), Terziq (S. Mitroviq 70'), Samarxhiq (A. Maksimoviq 69'), A. Mitroviq (Joviq 76'), Vllahoviq.

Brohoritjet Shqipëria, Shqipëria, Shqipëria, kënga: Mora fjalë, duam, duam fitore, ishin më të shpeshta që u dëgjuan në stadiumin e bukur “Air Allbania” në Tiranë.

Në minutën e 11-të Mitaj nga rreth 25 metra ka dërguar goditje të fortë e qendrore por nuk u befasua portieri Petroviq.

Në fund të pjesës së parë rasti më i mirë për shqiptarët. 

Elseid Hysaj pengohet në 16-sh ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

Në minutën e 45+2 Rei Manaj mori përsipër penalltinë por çuditërisht ka gjuajtur dobët në këndin e poshtëm të djathtë ku e ka pritur pa problem portieri Petroviq.

Armando Broja në minutën e 49-të ka depërtuar për bukuri dhe ka pasuar topin e  askush aty për ta fut në rrjetë.

Thomas Strakosha ka shpëtuar gol të sigurtë , me paradë e ka dëbuar topin në korne. Ishte goditje me kokë e shumë e rrezikshme nga ana e Mitroviqit në minutën e 53-të.

Samarxhiq në minutën ne 57-të nga 17 metra gati ka shënuar për fat të mirë të Strakoshës topi për disa centimetra shkoi pranë shtyllës së majtë pingile.

Në minutën e 72-të Mirlind Daku asistoi bukur deri të Nedim Bajrami por ky nga një pozitë ideale gjuajti përtokë e drejt në portierin Petroviq.

Shqipëria renditet në vend të dytë me 4 pikë (një fitore, një barazim e një humbje) dhe Serbia në të katërtin me 1 pikë (një ndeshje e një barazim).

Emocione në Air Albania

(E plotësuar) -  90' Minuta e fundit.

88' Ende pa gola.

84' Shqipëria ka shtuar presionin.

Shqipëria - Serbia 0:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.

Shikues: 22.500.

Gjyqtar: D. Massa (Italia).

Kartona të verdhë: Gjimshiti - Pavlloviq, S. Mitroviq.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu (Ramadani 85'), Asllani, Laçi, Hoxha (Bajrami 64'), Manaj (Daku 63') e Broja (Uzuni 76').

Serbia: Petroviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, N. Maksimoviq (Gudel 87'), Llukiq, Zhivkoviq (Nedelkoviq 87'), Terziq (S. Mitroviq 70'), Samarxhiq (A. Maksimoviq 69'), A. Mitroviq (Joviq 76'), Vllahoviq.

80' Strakosha po tregon formë të mirë.

77' Lojë e baraspeshuar.

72’ Daku asistoi bukur deri të Nedim Bajrami por ky nga një pozitë ideale gjuajti përtokë e drejt në portierin Petroviq.

70' Mirlind Daku është inkuadruar dhe pritet të ngjallë sulmin shqiptar.

66' Shqipëria e kërkon golin.

63' Lojë me ngarkesë.

60' Ende pa gola.

57’ Samarxhiq nga 17 metra gati ka shënuar për fat të mirë të Strakoshës topi për disa centimetra shkoi pranë shtyllës së majtë pingile.

53’ Thomas Strakosha ka shpëtuar gol të sigurtë, me paradë e ka dëbuar topin në korne. Ishte goditje me kokë e shumë e rrezikshme nga Mitroviqi.

50' Lojë e baraspeshuar.

49'Armando Broja ka depërtuar për bukuri dhe ka pasuar topin e  askush aty për ta fut në rrjetë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Rej Manaj goditi nga penalltia në këndin e poshtëm të djathtë, Petroviq e mbrojti .

45' Penallti për Shqipërinë, Elseid Hysaj rrëzohet në 16-sh.

Minuta e fundit e pjesës sl parë.

43’ Serbia është në presionin e lojës së shqiptarëve. 

37’ Ndeshje shumë me ngarkesë, kuqezinjtë përmes kundërsulmeve synojnë të ndëshkojnë Serbinë.

33' Shqipëria po luan më gjallë.

30' Ndeshje me taktizime, asnjë rast ideal.

25' Të dy kombëtaret në presion të rezultatit.

20' Shqipëria po orvatet.

15' Ndeshje me ngarkesë.

11' Mitaj nga 25 metra ka dërguar goditje të fortë e qendore, pret portieri Petroviq. 

9' Hidhen letra në drejtim të lojtarit Llukiq.

6' Lojë e nivelizuar, Shqipëria po tregon lojë të mirë.

3' Armosferë e bukur.

1' Fillon ndeshja.

Në stadium brohoritet UÇK, UÇK,UÇK.

Gjithçka gati.

Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Jupi ka një kritikë për formacionin e Silvinjos

Redi Jupi mendon se trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duhet mbështetur në zgjedhjet që bën, deri pas ndeshjes, pasi i duhet dhënë koha të tregojë sa ka të drejtë. Dhe kjo sipas tij vlen edhe për ndeshjen ndaj Serbisë, ndonëse ai vetë do të kishte bërë të paktën një modifikim të vogël për formacionin.

“Zakonisht kam idetë e mia, por pres deri pas ndeshjeve për t’i thënë. Shehu aty e ka parë me Andorren, edhe pse nuk është ndeshje për të testuar lojtarë. Mbase i ka pëlqyer dhe e aktivizoi këtu.

Edhe unë sulmin kështu do e zgjidhja, do zgjidhja diçka tjetër në mesfushë, por nuk është momenti për të folur tani.

Pastaj ka disa lojtarë që nuk mund të lije jashtë kësaj ndeshje siç është Bajrami.

Për Asanin e Bajramin kisha dyshime por për Ramadanin sot e zbuluam. Ka lojtarë që mund të japin kontribut gjithsesi”, tha Jupi.

Ervin Bulku tregon zgjedhjet e Silvinjos për Serbinë: Sot është më e rëndësishme të fitosh

Zëvendëstrajenri i Shqipërisë, Ervin Bulku, ka folur para ndeshjes për zgjedhjet që ka bërë trajneri Silvinjo me formacionin ndaj Serbisë, si dhe pritshmërinë që ka rreth saj.

“Çfarë presim? Atë që presin të gjithë shqiptarët, një fitore.

Edhe ju i njihni shumë mirë lojtarët. Mendojmë të kemi ekuilibër, por edhe lojtarë që dinë të shënojnë. Kushdo në fushë sot do të bënte maksimumin për të fituar ndeshjen.

Një trajner kur vendos, ka shumë komponentë që ai mendon për të zgjedhur kush është më i mirë për të fituar ndeshjen

E rëndësishme është që të fitojmë këtë ndeshje, kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër sot.

Duhet të bëjmë gjithçka siç e kemi përgatitur, djemtë të japin maksimumin dhe pastaj t’ia lëmë fushës gjithçka.

Mendoj që nuk është e njëjta atmosferë me 10 vite më parë. Ne kemi një atmosferë të mrekullueshme këtu, paqësore, djemtë që kërkojë të fitojmë ndeshjen asgjë më shumë. Jemi shumë të fortë, siç kemi qenë në Beograd”, tha Bulku për “SuperSport” para ndeshjes.

“Çohu Adem!”- “Mora Fjalë” pushton zemrat e tifozëve të Shqipërisë, i këndojnë Kosovës para Serbisë

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë në “Air Albania”.

Një ndeshje që pritet me shumë emocione nga tifozët shqiptarë, ndërsa do të ketë edhe vëmendje të gjerë në Europë për vetë ndikimin që ka ky takim.

Tifozët shqiptarë – të ardhur nga të gjitha viset shqiptare – janë mbledhur qysh në mëngjes dhe nuk e kanë ndalur fare këngën.

Ndër to edhe kënga “Mora Fjalë”, e cila ka jehuar në rrugët e Tiranës.

Shqipëria për fitore

Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026.

Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria është favorite në letër për këtë ndeshje dhe do të shpresojë që t’i marrë pikët e plota.

Për këtë ndeshje, Sylvinho ka vendosur që në sulm të startojë me: Rey Manajn dhe Armando Brojën.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Hoxha, Laçi.

Serbia: Petroviq, Erakoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Maksimoviq, Llukiq, Zhivkoviq, Terziq, Samarxhiq, Mitroviq, Vllahoviq.

Sylvinho befason

Shqipëria përballet me Serbinë sot në “Arenën Kombëtare”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e tretë për këtë edicion. Ndeshjen e parë në grup e humbëm 2-0 ndaj Anglisë, në ndeshjen e dytë fituam 3-0 ndaj Andorrës. Për Serbinë kjo është ndeshja hapëse për këtë edicion kualifikuesesh.

Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve për sfidën e sotme dhe ka jo pak surpriza te kuqezinjtë. Sylvinho na ka befasuar vërtet këtë herë dhe ka përdorur modulin 4-1-3-2.

Qendra e mbrojtjes do jetë Gjimshiti-Ajeti, në krah Hysaj dhe Mitaj. Julian Shehu e nis nga minuta e parë sonte para katërshes mbrojtëse, treshja e mesfushës vjen po ashtu me ndryshime, Asllani, Laci dhe Arbër Hoxha. Ndërsa në sulm do luajmë me dyshen Manaj-Broja.

Sfida e madhe, Shqipëria ndaj Serbisë

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.

Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.

Shqipëria kë regjistruar një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy sfidat e para të luajtura, ndaj një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që çon në play-off të Botërorit.

Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi në dritaren e marsit ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

Në portë është Thomas Strakosha. Në mbrojtje janë Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. 

Mesfusha përbëhet me Juljan Shehun, Kristjan Asllanin dhe Qazim Laçin. 

Sulmit i prijnë Rey Manaj, Armando Broja, dhe Arbër Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat