Rezultati me Serbinë, ish-kapiteni i Kombëtares i zhgënjyer

Futboll

Rezultati me Serbinë, ish-kapiteni i Kombëtares i zhgënjyer

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 09:41
Mërgim Mavraj, Etrit Berisha dhe Lorik Cana

Shqipëria barazoi dje pa gola kundër Serbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mërgim Mavraj ka reaguar pas takimit emocionues dje. Ish-kapiteni i Kombëtares shfaqi hapur zhgënjimin e tij.

“Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit. Natën e mirë”, shkruan ish-mbrojtësi.

Mavraj luajti për 50 ndeshje me kuqezinjtë. Gjatë asaj kohe shënoi edhe tre gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat