Portugalia në festë
Portugalia është kampion i ri i Ligës së Kombeve.
Portugalia ka shënuar fitore me penallti me rezultat 5:3 ndaj Spanjës, në finalen e madhe që u luajt në “Allianz Arena” në Munih.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta ka përfunduar me rezultat 2:2.
Ronaldo përlotet n a gëzimi, për suksesin e madh.
Në minutën e 21-të, Spanja kalon në epërsi. Portieri dhe mbrojtësi portugez nuk merren vesh mes vete për të larguar topin dhe spanjolli Zubimendi nga afërsia shënoi në portën e zbrazur, 0:1.
Portugalia - Spanja 5:3 me penallti
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: S. Scharer (Zvicra).
Shënues:Zubimendi (21') - Mendes (26'), Oyarzabal (45'), Ronaldo (61').
Kartona të verdhë: Inacio, Neto, Mendes, Porro - Fabian, Le Normand, Baena...
Portugalia: Diogo Costa - Joao Neves (Semedo 46'), Ruben Dias, Goncalo Inacio (Veiga 74'), Nuno Mendes - Bernardo Silva (Leao 74'), Vitinha, Bruno Fernandes - Francisco Conceicao (R. Neves 46'), Cristiano Ronaldo (Ramos 89'), Pedro Neto (Diogo Jota 106').
Spanja: Unai Simon - Mingueza (Porro 92'), Le Normand, Huijsen, Cucurella - Pedri (Isco 74')i, Zubimendi, Fabian (Merino 74') - Lamine Yamal (Pino 106'), Oyarzabal, (Morata 111') N. Williams (Baena 92').
Kundërpërgjigja portugeze erdhi pas 5 minutave.
Në minutën e 26-të, Nuno Mendes futet brenda 16-shit e me goditje të fortë ka barazuar rezultatin 1:1.
Në fund të pjesës së parë (45') Oyarzabal ka shënuar për 1:2 pas asistimit të Pedrit.
Në minutën e 61-të Cristiano Ronaldo nga afërsia ka barazuar rezultatin 2:2.
Penalltitë, për Portugalinë shënuan Ramos, Vitinha, Fernandes, Mendes, Neves dhe për Spanjën: Merino, Baena, Isco, dështoi Morata.