Bogdanoviq i qet të palarat e serbëve pas ndeshjes me shqiptarët, drejton gishtin te Dragan Xhajiqi

Futboll

Bogdanoviq i qet të palarat e serbëve pas ndeshjes me shqiptarët, drejton gishtin te Dragan Xhajiqi

Nga: K.Goca Më: 10 qershor 2025 Në ora: 14:16
Dragan Xhajiq

Asnjë deklaratë nuk kemi pa deri me tash nga Dragan Xhajiqi për ndeshjen Shqipëri – Serbi për dallim nga homologu i tij, Armand Duka.

Rade Bogdanoviq, ish futbollist, i qet të palarat e serbëve pas ndeshjes me Shqipërinë, drejton gishtin nga kryetari Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq.

“Ata kanë nevojë për piksin (Dragan Stojkoviq). 

Ai donte që fokusi të ishte në ato histori, jo në ndeshjen me Shqipërinë, dhe e bëri këtë me mençuri. 

Dhe dikush ia tha këtë. 

Ai nuk mund ta kishte kuptuar vetë”, thotë Bogdanoviq, transmeton media serbe “Danas”.

Bogdanović gjithashtu e di arsyen e një qëndrimi të tillë ndaj lojtarit të Veronës.

“Lazoviq nuk po luan sepse mbështeti Nemanja Vidiqin, jo Dragan Xhajiqin, dhe kjo është arsyeja pse e përjashtuan. 

Dhe unë e mbështes këtë një milion përqind”, përfundoi Bogdanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat