Drini Sport mund Art-Inox në finale dhe fiton titullin kampion

Futboll

Drini Sport mund Art-Inox në finale dhe fiton titullin kampion

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 16:01
Drini Sport

Kampionati i futbollit amator 5×5 uli siparin me finalen për titullin kampion, mes skuadrave Drini Sport dhe Art-inox.

Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Futboll Republik”, Drini Sport dhuroi spektakël dhe dominoi plotësisht finalen, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.

Finalja u ndoq nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë entuziaste në kompleksin ku u luajt ndeshja.

Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupa për ekipin kampion dhe medaljet për finalistët u shpërndanë nga specialisti i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Erald Muca..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat