Fizioterapisti i Kombëtares tregon prapaskenën me sulmuesin 

Futboll

Fizioterapisti i Kombëtares tregon prapaskenën me sulmuesin 

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 19:29
Manaj

Humbja e penalltisë kundër Serbisë do të kujtohet gjatë, shumë gjatë për shqiptarët.

Ndeshje të tilla si kundër Serbisë nuk harrohen lehtë në kujtesë dhe kurrsesi brenda kaq pak kohësh. Ilvi Begolli, fizioterapisti i Kombëtares, ka treguar edhe prapaskenën e gjendjes shëndetësore të Rei Manajt para asaj ndeshje me Serbinë. 

“Rei Manaj, duhet ta përgëzojmë për sakrificën dhe shpirtin e treguar në fushë. Kaloi përtej limiteve fizike, Manaj ka qenë me 40 temperaturën për tre ditë, tre ditë para ndeshjes,

ishte i shtruar në spital, ka marrë kurë atje, ka ardhur po prapë në hotel dhe është ndjekur nga mjekët me sërume dhe antibiotik dhe dy para ndeshjes është rikthyer në stërvitje”, tha Begolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat