Shtatë gola në Cincinnati, Dortmundi mezi fiton ndaj skuadrës nga Afrika e Jugut

Futboll

Shtatë gola në Cincinnati, Dortmundi mezi fiton ndaj skuadrës nga Afrika e Jugut

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2025 Në ora: 19:53
Bellingham

Skuadra bga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, u përpoq për befasi por dot nuk ia doli ndaj Dortmundit. 

Skuadra gjermane ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Mamelodi Sundowns, në kuadër të xhiros së dytë të Kupës së Botës për klube. 

Për Dortmundin shënuan Nmecha (16', Guirassy  (34'), Bellingham (45') Mudau (59' - autogol) edhe për skuadrën afrikane Ribeiro (11'), Rayners (62') e Mothiba (90’).

Duhet veçuar dy gjëra, Ribeiro nga gjysma e fushës kaloi tërë ekipin e Dortmundit e duke shënuar për 0:1. 

Në fund të pjesës së parë Jobe Bellingham shënoi golin e parë për Dortmundin dhe për epërsinë 1:3.

Shtatë gola u shënuan në stadiumin në Cincinnati.

Dortmundi kryeson me 4 pikë në grupin F, pasojnë Mamelodi me 3, Fluminense 1 (një ndeshje më pak), Ulsan (një ndeshje më pak) 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat