Kasa pritet të firmosë me skuadrën tjetër të Superiores

Futboll

Kasa pritet të firmosë me skuadrën tjetër të Superiores

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 11:35
Redi Kasa

Redi Kasa ka mbyllur aventurën e tij të dytë em Egnatian.

Ndonëse mungon edhe zyrtarizimi i largimit nga kampionët, sulmuesi duket se ka gjetur ekipin e ri.

Mjaft befasuese është lëvizja e tij. Kasa mësohet se është shumë afër kalimit te Elbasanit, teksa pritet të vihet nën urdhat e Ivan Gvozdenovic.

Ky i fundit pëlqen karakteristikat e 23-vjeçarit dhe e shikon si të duhurin për sezonin e ri.

Redi Kasa iu bashkua kampionëve në merkaton e janarit dhe pas 6 muajsh ka mbyllur aventurën me rrogozhinasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat