Kishin nënshkruar së bashku me Porton, ky është vëllai i Jotas që ndërroi jetë bashkë me të

Futboll

Kishin nënshkruar së bashku me Porton, ky është vëllai i Jotas që ndërroi jetë bashkë me të

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 10:41
Jota me vëllaun

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, së bashku me të ishte edhe vëllai i tij.

Lojtari i Kombëtares së Portugalisë ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva – pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora në Spanjë.

Silva është vetëm 25-vjeçar dhe kjo dyshe së bashku kishin shkuar për të nënshkruar me Porton B para disa vjetëve.

Ai ishte ende aktiv në futboll, duke luajtur për skuadrën portugeze, Penafiel, ku kishte kontratë deri në vitin 2026.

Silva dhe Jota do të mbahen mend gjatë, kjo dyshe ndërruan jetë pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora të Spanjës.

Kujtojmë që vetëm para 11 ditëve, Diogo Jota ishte martuar me Rute Cardoso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat