Ish futbollisti i Milanit, Dejan Saviçeviq, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, merr një goditje tjetër nga policia malazeze.
“Saviçeviq gjobitet me 1,000 euro, pasi refuzon t'i nënshtrohet testit të alkoolit.
Saviçeviqit i ndalohet të drejtojë automjetin për katër muajt e ardhshëm, ky është vendimi i Departamentit të Herceg Novit përkatësisht
Gjykatës për Kundërvajtje të Lehta”, ka shkruar mediumi mallazez “Vijesti”.
“Saviçeviq u gjobit për shkelje dhe refuzimin e test alkoolit.
Ai u ndalua nga një patrullë e policisë”, shkruan më tej.