Ardit Hoxhaj - futbollisti më i ri i ekipit të Lushnjës

Futboll

Ardit Hoxhaj - futbollisti më i ri i ekipit të Lushnjës

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 16:09
Ardit Hoxhaj

Ardit Hoxhaj është futbollisti më i ri i ekipit të Lushnjës.

Sulmuesi i cili mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, ka vendosur që të nisë një të re me skuadrën e Lushnjës.

Hoxhaj ka firmosur me lushnjarët një kontratë 1-vjeçare, por ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Kujtojmë se 31-vjeçari ka mjaft eksperiencë, teksa ka fituar 3 Kupa të Shqipërisë dhe 1 titull kampion në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi i krahut të majtë ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Ardit Hoxhaj ka luajtur për ekipe si Flamurtari, Himara, Bylis, Skënderbeu, Korabi, Luftëtari, Vllaznia dhe Elbasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat