Erjon Hoxhallari me shok të ri në ekip, ish-lojtari i Laçit bashkohet me polakët

Futboll

Erjon Hoxhallari me shok të ri në ekip, ish-lojtari i Laçit bashkohet me polakët

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 16:39
Hajdin Salihu

Pas sezonit të kënaqshëm në kampionatin ukrainas, Hajdin Salihu është gati për një aventurë të re në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar do të largohet nga LZN Cherkasy.

Siç bën të ditur gazetari Arlind Sadiku, ish-lojtari i Laçit ka arritur marrëveshjen me Polonia Warszawa.

Në radhët e këtyre të fundit bën pjesë dhe ish-i i Superiores, Erjon Hoxhallari.

Shqiptari i radhës që i bashkohet klubit polak është Hajdin Salihu. Sezonin që lamë pas, Salihu regjistroi 21 paraqitje në kampionatin ukrainas duke arritur të shënojë një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat