Shkëndija gjunjëzon skuadrën e madhe rumune, dy lojtarë skuqen!

Futboll

Shkëndija gjunjëzon skuadrën e madhe rumune, dy lojtarë skuqen!

Nga: K.G. Më: 22 korrik 2025 Në ora: 22:01
Futbollisti Ronaldo Webster

Shkëndija e Tetovës ballëlart në takimin e parë të rrethit të dytë të kualfikueseve për Champions League në futboll.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, në cilësinë e vendasit e gjunjëzoi me rezultat 1:0 skuadrën e njohur rumune, Steaua.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Arena në Shkup.

Futbollisti Ronaldo Webster është autor i golit të fitores, duke shënuar në minutën e 68-të.

Dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq, Kamer Qaka i Shkëndijes në minutën e 70-të dhe Tanase (79’) i Steaua-s.

Shkëndija ka epërsinë minimale për sfidën e kthimit në Bukuresht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat