Shkendija e Haraçinës ndahet me trajnerin që hyri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shkendija e Haraçinës ndahet me trajnerin që hyri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2025 Në ora: 19:34
Shaban Sulejman

Ekipi i futbollit Shkendija e Haraçinës ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Shaban Sulejman.

Vendimi u mor me marrëveshje të ndërsjellë midis dy palëve. 

Sulejman arriti që ta rikthejë Shkendija në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

“Me marrëveshje të dyanshme, sot kemi vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin tonë, Shaban Sulejman.

KF Shkëndija 77 e falënderon përzemërsisht trajnerin Sulejman për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale që ka dhënë në këtë periudhë. Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e klubit dhe tifozëve tanë.

I urojmë shumë suksese në sfidat e radhës, si në jetë ashtu edhe në karrierë! tanë", thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat